Zero tituj dhe shumë mllef, Bayern mbyll një sezon të dështuar, nis “gjuetia” për trajnerin e ri

0
64

Ky ishte një sezon i nisur keq dhe i mbyllur me dramë, jashtë çdo objektivi, zero tituj dhe shumë mllef, por tani në shtëpinë e Bayern Munich është koha për të përpiluar të ardhmen. Fakt është që Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern në fund të sezonit, por mbetet ende e paqartë se kush do të jetë pasuesi i tij.

Në mënyrë befasuese, këtë periudhë, që kur Tuchel dhe Bayern njoftuan ndërprerjen e bashkëpunimit, kanë qenë të shumtë emrat që kanë refuzuar stolin e Bayern, duke nisur nga Xabi Alonso për të vijuar me Nagelsmann dhe Ralf Rangncik.

I gjendur përballë një situatë të paprecedentë, drejtori i Bayern, Max Eberl, ka kthyer vështrimin te një njohje e vjetër e klubit, Hansi Flick. Flick u largua nga Bayern për të marrë drejtimin e përfaqësueses gjermane, më pas u largua nga stoli i “pancerave” dhe që nga ajo ditë është i papunë.

Sipas mediave gjermane: Flick është për momentin kandidati favorit, ndërsa në ditët në vijim palët pritet të takohen për të vendosur zyrtarisht kontaktet e para.

 

 

(BalkanWeb)