Mbi një mijë shqiptarë në Milano mirëpritën në një takim me diasporën kryetarin e Partisë Social Demokrate Tom Doshi i cili tha se PSD ka një program social për të gjithë shqiptarët në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“Takova shumë njerëz siç i kam takuar këto 30 vite. Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë 1.4 mln shqiptarë, 800 mijë janë pensionistë, 200 mijë janë në ndihmë sociale, pra 1 mln shqiptarë që sot janë në nevojë”, u shpreh ai.Programi social i PSD tha Doshi do të jetë pjesë e buxhetit të shtetit në 4 vitet e ardhshme.
Ky është takimi i parë i kryetarit të PSD Tom Doshi me diasporën. Në vazhdimësi do të ketë edhe takime të tjera ku emigrantët i kanë dhënë mbështetje të madhe për zgjedhjet e 11 majit.