Zgjedhjet e pjesshme, KQZ zbulon pjesëmarrjen në 6 bashki

0
157

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur numrin e qytetarëve që kanë votuar deri në orën 19:00.

Sipas KQZ, rezulton se në total kanë votuar vetëm  30.33% e 654,538 qytetarëve shqiptarë që kishin të drejtë vote.

Në vend të parë renditet Dibra me 43.35% e qytetarëve. Në vend të dytë vjen Vora 38.47%, e treta Lushnja me 35.96% dhe e katërta Rrogozhina me 30.92%.

Dy vendet e fundit i zënë Shkodra e Durrësi me përkatësisht 29.11% dhe 26.4% të votuesve.

/abcnews.al