Zgjedhjet lokale në Kosovë, voton Haradinaj: Vendosni për veten, na priftë e mbara

0
169

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar për zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Haradinaj gjatë një prononcimi në mediat u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të dalin të votojnë duke theksuar se qeverisja vendore është tepër e rëndësishme.

“Mirëmëngjes Kosovë. Të gjithë shfrytëzojeni të drejtën për të  votuar. Edhe unë votova. Qeverisja komunale është shumë e rëndësishme për jetën tuaj, për jetën e qytetarëve tanë në të gjitha drejtimet. Ju ftoj, vendosni për veten. Votoni, mos e lini votën në shtëpi. Na priftë e mbara Kosovë”, tha Haradinaj. /abcnews.al