Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Ruarl, Andis Salla, i cili ka qenë dhe kryetar i Bashkisë së Cërrikut para se të merrte postin e ministrit, ushtroi të drejtën e tij për të votuar në këto zgjedhje të pjesshme, që po mbahen këtë të diel të 9 nëntorit në pesë bashki të vendit.
Gjatë fjalës së tij, Salla tha se qytetarët të shprehin vullnetin e tyre, dhe me votë të japin mundësinë e përparimit të punëve të mira të nisura në këtë bashki.
“Zgjedhjet e pjesshme është një vazhdimësi e punëve të mira, të nisura dy vite më parë. Mua më është dashur që të jem në një detyrë tjetër në qeverinë shqiptare dhe deri tani zgjedhjet duken shumë të qeta. Unë dua të ftoj të gjithë banorët e Bashkisë së Cërrikut të votojnë të qetë dhe masivisht për të shprehur vullnetin e tyre në mënyrë që të vazhdojë çdo punë e mirë e nisur në këtë qytet dhe në të gjitha njësitë e tjera administrative.Mendoj që pjesëmarrja do të rritet, mendoj që njerëzit janë në punët e tyre, por gjithsesi është një moment që ne do e shikojmë në fund të ditës të gjithë procesin. Gjej rastin që të ftoj çdo banor të marrë pjesë në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre ndaj votës së lirë”, tha Andis Salla.


