Ish-prefektja e Elbasanit, Majlinda Perriu, u ankua në emisionin Fiks Fare se është përjashtuar nga gara për rektore e Universitetit” Aleksandër Xhuvani “të Elbasanit padrejtësisht.
Ndërkohë që ky komision e përjashtoi në kundërshtim me ligjin atëherë zonja Perriu bëri nja ankesë zyrtare ne Komisionin e Apelimit, i cili duhet të vendoste nëse ish prefektja duhet të hynte në zgjedhje apo jo.
Por për çudi thotë znj.Perriu kryetarja e komisionit të apelimit dha dorëheqjen ditën që duhet të dilte vendimi dhe kështu nuk u morë asnjë vendim.
“Mund të iki çdo ditë nga një anëtar i komisionit të apelimit, dhe kështu në zgjedhje shkon vetëm një kandidate dhe ankesa ime nuk shqyrtohet, por kjo është jo ligjore”, thotë ish prefektja , ndaj ajo ka kërkuar ngritjen e procesit deri në shqyrtimin e ankesës së saj.
Gazetarët kërkuan një përgjigje në rektorat dhe nga anëtarët e komisionit që e përjashtuan Perriun dhe që dyhet të shqyrtonin ankesën e saj.
Rektori nuk pranoi të jepte asnjë përgjigje për gazetarët ndërkohë dy anëtare të komisionit të apelimit, Ardita Dylgjeri dhe Zyra Gripshi, pranuan se nuk u mblodhën kurrë brenda 5-ditëve zyrtare për të shqyrtuar ankesën e kandidates.
Por ajo që faktoi pretendimin e ish prefektes se po favorizohet zv. rektorja ishte telefonata që gazetarët bënë me një anëtar të Komisionit Institucional Zgjedhor, Mustafa Kadzadej ,i cili ka votuar që zonja Perriu të përjashtohet nga gara.
Ai sqaroi se interpretimi i ligjit është bërë nga zyra juridike e universitetit. Pra zyra juridike ka thënë të përjashtohet kandidatura e saj.
Kështu komisioni vendosi çfarë tha rektorati duke përjashtuaar nga gara dhe duke mos marr në shqyrtim ankesën e znj. Perriu.
Top Channel