9 C
Elbasan

Zgjerimi me 12 milje në Jon, Mitsotakis: Vetë Rama tha se është e drejta jonë

Ditën e sotme në parlamentin grek është duke u diskutuar për zgjerimin deri në 12 milje në detin Jon. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka mbajtur një fjalim duke e mbrojtur këtë projektligj.

Mitsotakis u shpreh se territori grek është rritur me 10% dhe se ata tashmë dominojnë në detin Jon. Gjithashtu ai shtoi se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar publikisht se zgjerimi me 12 milje në detin Jon është e drejtë.

“Ministri i Jashtëm grek bashkëpunoi me homologun e tij shqiptar dhe tani çdo mosmarrëveshje me Tiranën do të adresohet në një gjykatë ndërkombëtare.

Kryeministri i Shqipërisë deklaroi në mënyrë të qartë tha se shtrirja në 12 milje detare është një e drejtë e patjetërsueshme sovrane e Athinës, duke shtuar një argument tjetër në favor të pozicionit tonë se ujërat e Mesdheut mund të bashkohen në vend që të ndajnë popujt “, u shpreh Mitsotakis.

Kujtojmë se ditën e djeshme ministri i Jashtëm grek, Dendias deklaroi në parlamentin grek se Greqia synon zgjerimin e ujrave territorial në detin Jon dhe në Egje./r.g

Lajme të tjera

Prindër të 7 fëmijëve, detaje nga krimi i rëndë në Fier, çifti kishte pasur konflikte edhe më herët

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mesditën e kësaj të marte fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se ka vrarë bashkëshorten...

E rëndë/ 80 vjeçari vret me armë zjarri gruan dhe mënpas veten

Fier/ Informacion paraprak Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë),...

Alarm në bregdet, konfirmohet rasti i dytë i peshkut helmues

Një tjetër rast i një peshku tepër helmues është konfirmuar së fundmi nga profesori Rigers Bakiu, duke ngritur shqetësim për sigurinë në zonat bregdetare. Sipas...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri të përgjithshëm të policisë së Shtetit. Duke nisur nga ora 9 e 30 do të...

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e transportit: Rrezikohet reduktimi i flotës, shteti të ndërhyjë

Shoqatat e transportit publik paralajmërojnë se për shkak të rritjes së çmimit të naftës, linjat e transportit qytetas dhe ndërqytetës do të pësojnë ndryshime...

Kriza e naftës, Japonia nxjerr në shitje rezervat kombëtare

Kryeministrja e Japonia, Sanae Takaichi, ka njoftuar se vendi do të nisë nxjerrjen në treg të një pjese të rezervave kombëtare të naftës duke...