Zgjidhet pas gjysmë shekulli misteri i vrasjes së adoleshentes/ U rrëmbye pasi mbaroi shkollën dhe trupi iu gjet kilometra larg qytetit

0
34

Misteri i vrasjes brutale të një adoleshenteje në Nebraska është zgjidhur pas 55 vitesh.

Një burrë i moshuar nga Oklahoma është arrestuar për vrasjen brutale të një adoleshente në Nebraska, të kryer pesë dekada më parë.

Joseph A. Ambroz, 77-vjeç, është arrestuar të hënën nga marshallët gjatë një bastisje të kryer në shtëpinë e tij në Ponca, dhe po akuzohet për vrasjen e 17-vjeçares Mary Kay Heese, që u gjet e therur për vdekje më shumë se gjysmë shekulli më parë – përkatësisht në vitin 1969, sipas medias së huaj.

Mbetet e paqartë se çfarë çoi në arrestimin e Ambrozit, por hetuesit kanë hapur varrin e Heese në shtator, që zyra e prokurorit të qarkut Saunders thotë se u ndihmoi të gjejnë prova që e përfshijnë atë në krim.
Adoleshentja që ishte nxënëse e shkollës së mesme Wahoo, ishte përshkruar nga profesorët si një vajzë e “e sjellshme dhe e ndrojtur”, që për herë të fundit u pa me shokët e klasës duke shijuar një kafe pas përfundimit të praktikës në mars, 55 vite më parë.

Hetuesit besojnë se ajo mund të jetë futur në makinë nga dikush që ajo e njihte, e pasi nuk kishte asnjë gjurmë të saj gjatë të natës, librat e shkollës iu gjetën të nesërmen në skaj të rrugës, rreth pesë kilometra larg qytetit.

Kur policët kontrolluan atë zonë, gjetën trupin e Heese që ishte hedhur dhe kishte plagë të thikës në bark.

Nuk kishte këpucë, kurse provat sugjeronin se ajo kishte ikur nga makina para se të kapej dhe vritej.