Sulmuesi shqiptar, Brajan Gruda, i cili zgjodhi të përfaqësonte kombëtaren gjermane, duket se është shumë pranë një kalimi të bujshëm në Premier League.
Prej kohësh ai është në kontakte me klubin e Brighton, i cili kërkohet me ngulm nga tekniku gjerman, Fabian Hürzeler.
Gjithsesi, eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, thekson se ky operacion duket i vështirë, për shkak të shumës që kërkon Mainzi për Grudën.