Zgjoheni me dhimbje koke në mëngjes? Ja arsyet pse mund t’ju ndodhë

0
195
Beautiful young woman with headache touching her temples, isolated in white

Sipas një raporti të fundit, një në 13 njerëz shpesh zgjohen me dhimbje koke në mëngjes. Për këtë, ka disa arsye specifike që janë përgjegjëse për dhimbjet e kokës sapo zgjoheni nga gjumi.

Apnea e gjumit

Apneja e gjumit është një çrregullim i gjumit që karakterizohet nga ndërprerje të shkurtra të frymëmarrjes gjatë gjumit, që mund të zgjasin disa sekonda. Gjatë apnesë, truri ka nevojë për më shumë oksigjen dhe nëse nuk merr oksigjen, mund të përjetoni dhimbje koke.

Mungesa e gjumit

Ekspertët rekomandojnë gjashtë deri në tetë orë në gjumë çdo natë. Nëse e keni injoruar këtë udhëzim, atëherë nuk është aspak e çuditshme të zgjiheni me një dhimbje koke. Mundohuni të shkoni në shtrat më herët dhe ndoshta problemi juaj do të zgjidhet.

Jeni i dehidratuar

Ju ka ndodhur të zgjoheni me dhimbje koke pas një nate kur keni konsumuar disa gota verë? Kjo ndodh pasi alkooli përmban etanol, i cili shkakton dehidrim në trup dhe më pas shkakton dhimbje koke.

Depresioni

Një studim gjeti një lodhje midis dhimbjeve kronike të mëngjesit dhe depresionit. Pra nëse ndiheni të trishtuar, keni qenë në depresion për një kohë të gjatë do të vini re se zgjoheni çdo ditë me dhimbje koke.

Shtrëngimi i dhëmbëve

Shumë njerëz iu ndodh të shtrëngojnë dhëmbët në gjumë. Lëvizja e mjekrës shkakton tension , që më pas shndërrohet në dhimbje koke kur zgjoheni në mëngjes. /abcnews.al