16.5 C
Elbasan
Ballina KULTURË Zgjohuni! Mbaruan pushimet ju pret puna, si të përballoni rikthimin

Zgjohuni! Mbaruan pushimet ju pret puna, si të përballoni rikthimin

0
231

Problemi kryesor pas mbarimit të pushimeve është rikthimi në tryezën e punës.

Rikthimi në një vend të mbyllur pas një muaji pushimi në breg të deti, sigurisht që i mërzit të gjithë.

Shumë prej nësh e humbin sensin e kohës dhe shfrytëzojnë pushimet në maksimun, mirëpo rikthimi në punë për këta persona është akoma dhe më i vështirë. Ne kemi menduar për ju dhe më poshtë do të gjeni disa këshilla si të hiqni trurin tuaj nga plazhi dhe të ambientoheni me punën tuaj.

Si përballohet dita e parë e punës?

Përpiquni që mos ta filloni ditën me shumë vrull. Pas shumë ditëve të cilave jeni zgjuar në rehatin tuaj ka ardhur momenti të vendosni alarmin. Zgjidhni alarmin e duhur për të mos filluar ditën keq dhe në stres. Mos iu përgjigjni çdo emaili që iu vjen.  Mos merrni menjëherë shumë angazhime pasi do të sjellin shumë stres tek ju. Përpiquni të përshtateni ngadalë.

Bëni një plan konkret.

Në këtë periudhë  një plan i mirëmenduar është i domosdoshëm.  Fillojeni nga punët të cilat kanë më shumë rëndësi dhe më pas tek ato që janë më pak të rëndësishme. Bëni ushtrime relaksi në zyrë pasi do t’ju vijnë në ndihmë për të çliruar mendjen dhe energjitë negative.

Sport.

Nëse gjatë pushimeve keni bërë shumë aktivitete sportive, mos harroni që  duhet t’i bëni edhe në ditët pas pushimeve. Është shumë e rëndësishme që gjatë kësaj periudhe të mos humbisni regjimin tuaj.  Pas punë bëni shëtitje nëpër parqe ose lulishte.

Flisni për aventurat me kolegët tuaj.

Dhe më e rëndësishmja është të tregoni atë çfarë ju keni kaluar. Ndajini me kolegët tuaj momentet e bukura që keni kaluar. Tregojuni atyre për vendet që keni vizituar.

ora tv