Zhbllokohet sfida, kuqezinjtë shënojnë nga pika e bardhë e penalltisë

0
2

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Letonisë në ndeshjen kualifikuese për Botërorin 2026, që po zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Golin e epërsisë e realizoi Kristjan Asllani nga pika e bardhë e penalltisë, duke shpërthyer entuziazmin në shkallët e stadiumit të mbushur me tifozë kuqezi.

Ky gol i jep kuqezinjve një shtysë të madhe në këtë përballje vendimtare për ëndrrën e kualifikimit në Kampionatin Botëror.