Zhduket 14-vjeçari në Vlorë, prej 4 ditësh asnjë lajm nga i mituri

0
156

Katër ditë pa asnjë lajm nga një 14-vjeçar nga Vlora.

I mituri është larguar nga shtëpia më datë 16 gusht dhe nuk është kthyer më.

Nëna e tij, ditën e djeshme ka bërë kallëzim në policinë e Vlorës se i është larguar djali nga banesa.

“Më datë 19.08.2022, shtetasja S. L., 55 vjeçe, ka kallëzuar se, më datë 16.08.2022, i është larguar nga banesa djali i saj i mitur, shtetasi E. L., 14 vjeç dhe nuk është kthyer më”, informon policia.

Po punohet për gjetjen e tij./Abcnews.al/