Zhduket 20-vjeçarja që ngacmoheshe seksualisht nga një rreshter në repart

0
291

Gratë që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura kanë ndarë tregimet e tyre shqetësuese se si u sulmuan dhe u ngacmuan seksualisht ndërsa ishin në detyrë. Të gjitha kanë përdorur hashtagun #IAmVanessaGuillen.

Guillen, 20 vjeç, ka humbur para dy muajsh dhe për herë të fundit është parë në bazën e ushtrisë Fort Hood në Killeen, Teksas në 22 Prill. Vajza u zhduk menjëherë pasi ajo i tha familjes së saj se po ngacmohej seksualisht nga një rreshter, pa i treguar emrin.

Të hënën, një grup prej 30 vullnetarësh që po kërkonin Guillen afër bazës, zbuluan mbetje njerëzore dhe sende që besohet të kenë lidhje me të.

Pas zhdukjes së saj, komandanti i Regjimentit të 3-të të Kalorësisë urdhëroi një hetim mbi akuzat e Guillen se ajo ishte ngacmuar seksualisht brenda në bazë.

Gjatë kërkimit të dëshpëruar për Guillen, ushtaraket dhe veteranet po ndajnë në rrjetet sociale historitë e tyre të ndryshme që kanë të bëjnë me ngacmime seksuale.

‘Emri im është Morgan dhe #IAMVANESSAGUILLEN Unë isha 18 vjeç. Po bëja dëtyrat e mia të para në repart dhe ai filloi të më ngacmonte, ishte 45 vjeç. Unë ju duka mish i freskët dhe më kërcënoi nëse do nxirrja zë do më pushonte dhe do fliste keq për mua”, ka shprehur një ushtarake.

“Në 2006 u dhunova brutalisht nga një anëtar i Gardës Bregdetare të Shteteve të Bashkuara. Unë u mbylla në një dollap për të raportuar përdhunimin. U fajësova, u turpërova dhe përfundimisht humba karrierën time. Ndihmoni të gjeni #VanessaGuillen dhe të ndiqni penalisht të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë ngjarje“, ka qenë shkrimi i një ish-anëtare e Gardës Bregdetare me emrin Panayiota Bertzikis.

“Në pothuajse 4 vitet e mia në ushtri, unë jam sulmuar seksualisht 1 herë dhe u ngacmova seksualisht rreth 6 herë … Unë kam folur me persona me gradë të lartë dhe më ndihmuan shumë dhe për këtë jam shumë e lumtur. #IAMVANESSAGUILLEN”, tha një grua tjetër.

Një anëtare veteriane e Marinës nga Teksasi gjithashtu tregoi se ishte abuzuar seksualisht gjatë kohës që ishte në detyrë mbi 30 vjet më parë. Ajo ishte kërcënuar se nëse tregonte do të hidheshe në det dhe trupin e saj nuk do e gjente askush.

“Më dhunuan ndërsa isha në një anije të Marinës në mes të oqeanit. Nëse do ta kisha raportuar si rast, ata më kërcënuan se do më hidhnin në det dhe trupi im nuk do gjendej kurrë, #IAMVANESSAGUILLEN “.

“Unë u futa në ushtri kur isha 17 vjeç. Fillova të isha viktimë e sulmeve seksuale dhe ngacmimeve që në atë moshë. Mendoja se ushtria do ishte bileta ime që të dilja nga jeta ime e dhimbshme, por përkundrazi erdha në një botë edhe më të dhimbshme”, është shprehur një ish-ushtarake tjetër.

Këto janë disa nga mesazhet që janë shkruar në rrjetet sociale nga ish-ushtarake të cilat kërkojnë që të zbardhet sa më shpejt çështja e Vanessës dhe autorët përgjegjës për këtë vepër të ndiqet penalisht.

ora news