Zhduket 35 vjeçarja , familjarët ngrenë alarmin në polici

0
1744

Një 35 vjeçare ka humbur kontaktet me të afërmit e saj në qytetin e Lushnjes. Ka qenë nëna e saj H.Sh., 69 vjeçe e cila ka bërë denoncimin në Komisariatin e Policisë në Lushnjë.

Sipas nënës vajza është larguar në shtëpia më datë 17.08.2023 dhe nuk është kthyer më. Policia po punon për gjetjen e 35 vjeçares.

Njoftimi i Policisë:

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ka bërë kallëzim shtetasja H. Sh., 69 vjeçe, se më datë 17.08.2023, është larguar nga banesa, vajza e saj 35 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 35-vjeçares.