Zhduket në Angli i riu shqiptar, familja apelon për ndihmë, dyshimet e para të tyre (Foto)

0
342

Një i ri shqiptar ka humbur kontaktet me familjarët që prej tre muajsh. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin R.Boçi, i cili jetonte dhe punonte në Birmingham të Britanisë së Madhe, por nuk dispononte leje qëndrimi dhe dokumentacion.

Denoncimi për zhdukjen e tij është bërë nga një e afërme e të riut, e cila shprehet për JOQ Albania se që prej tre muajsh nuk dihet asgjë për fatin e tij. Të afërmit kanë dyshime se ai mund të ndodhet në burg, për shkak të mungesës së dokumenteve.

Ata kanë dërguar edhe disa foto të 27-vjeçarit të zhdukur, ndërsa i bëjnë apel kujtdo që ka informacion apo di diçka mbi fatin e të riut që t’i kontaktojë.

I riu është me origjinë nga fshati Trovë e Skraparit, ndërsa familjarët e tij jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike.

Mesazhi i plotë: “Prsh JOQ doja tè beja nje njoftim shum te rendesishem per nje te afermin tìm.Ka 3 Muaj qe ka humbur kontaktet me famìljen e tij nga Birmingham Londèr… nuk dihet asgje pèr fatin e te rìut. Thon se e ka kap Policìa dhe ndodhet ne burg po e verteta nuk i dihet,i shkon mendja per mè te keqen…

Ndaj do ti beja thirrje te gjith Shqìpetareve qe ndodhen ne ate zon te interesohet dikush pèr kete djal te ri Te na japi ndonjè informaciòn ne faqen tuaj se i kontaktojm vet. Djali quhet R.Boci. Eshte me origjine nga Trova, afer me Malin e Tòmorrit. Ju lutem beni dicka per te ndihmuar familjen me ndonje informacjon sepse jan ber shum merak per tè. Jan familje shum e vuajtur. Ai punonte ne te zez si gjith shoket”.