Një vajzë e mitur është larguar nga banesa e saj në Patos. Ka qenë babai i 14-vjeçares ai që ka denoncuar rastin në komisariatin e policisë në Fier.
“Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. M., 39 vjeç, banues në Patos, se në datë 22.06.2023 është larguar nga banesa vajza e tij 14 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e 14-vjeçares.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.