Zhduket prej katër ditësh 38-vjeçari

0
327

Një 38-vjeçar është zhdukur nga banesa e tij 4 ditë më parë dhe nuk është kthyer më.

Denoncimin e ka bërë motra e tij, e cila në polici është shprehur së vëllai i tij, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor është larguar nga banesa më datë 17 prill.

Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë ka bërë kallëzim shtetasja L. K., 36 vjeçe, banuese në Savër, Lushnjë, se vëllai i saj, shtetasi A. M., 38 vjeç (i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor), është larguar nga banesa në datën 17.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e 38-vjeçarit.