Zhdukja e dy “të fortëve” në Sarandë, shoqërohen disa persona, familjarët e Leonard Thodhorit konfirmojnë…

0
106

Policia e Sarandës vazhdon në mënyrë intensive mbledhjen e provave që mund të çojnë në zbardhjen e zhdukjes misterioze të dy 46-vjeçarëve me precedentë të theksuar kriminale.

Mësohet se në këto momente janë shoqëruar disa persona, kryesisht lidhje të Leonard Thodhorit, të cilët pritet të japin dëshmi lidhur me zhdukjen e tij. Familjarë të këtij të fundit konfirmojnë gjithashtu miqësinë e tij me të zhdukurin tjetër, Fatmir Sulovari alias Fatmir Krasniqi.

Siç bëhet me dije, ky i fundit rezulton pronar i një Bar-Restoranti ne Ksamil të quajtur “Eldorado”, ndërkohë që dyshohet se në maj 2020 është plagosur me thikë në një konflikt. Si Thodhori ashtu edhe Sulovari kanë precedentë të shumtë penale dhe nuk përjashtohet mundësia që zhdukja e tyre të ketë prapavijë kriminale.