Zhgënjen Anglia, vetëm barazim pa gola kundër SHBA-së

0
84

Tjetër barazim pa gola në një ndeshje që nuk dhuroi shumë emocione. Anglia zhgënjen në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës. Përballë skuadrës së Gareth Southgate ishte SHBA që pjesën e parë lëvizi më shumë për të kërkuar golin e avantazhit por Pulisic dhe shokët e tij nuk gjetën dot kuadratin.

Gjatë 45 minutave të dyta ndeshja për nënkampionët e Europës ndryshoi dhe Kane mori disa herë inisiativën për të gjetur golin madje në minutën e fundit iu afrua shumë portës. Barazim që nuk e vret Anglinë në krye të grupit me 4 pikë, e ndjekur nga Irani me 3, SHBA 2 dhe Uellsi me 1.