Kosova ka zhgënjyer në sfidën e parë të Ligës së Kombeve, duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Moldavisë së ish-drejtorit sportiv të Vllaznisë, Engin Firat.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e Parmës. Moldavët e mbyllën pjesën e parë në avantazh falë golit në minutën e 20-të, ndërkohë që Kololli barazoi shifrat në të 71-tën. Pavarësisht tentativave në fundin e ndeshjes, “dardanët” nuk arritën më shumë se 1 pikë. Kujtojmë që Kosova bën pjesë në Grupin 3 të Ligës C së bashku me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.
MOLDAVI – KOSOVË 1-1
Nikolaesku 20′ / Kololli 71′
KOMENTI LIVE:
90′ Akordohen 5 minuta shtesë.
88′ Hadërgjonaj provon me kokë pas harkimit nga e majta, por tentativa e tij shkon ngjitur me shtyllën.
77′ Pranë golit të dytë Kosova me Elbasan Rashanin, gjuajtja e tij është devijuar nga portieri në këndore.
75′ Zëvendësim i fundit te Kosova, largohet Rashica, në lojë Elbasan Rashani.
71′ GOOOOOL KOSOVA 1-1/ Vendoset baraspesha në stadiumin e Parmës. Kololli shënon në portën e Moldavisë. Me një gjuajtje të bukur brenda zonës pas asistit të Berishës, sulmuesi ka tundur rrjetën.
65′ “Zgjohet” Kosova dhe provon me Rashicën dhe Hadërgjonaj, por gjuajtjet e tyre ndalen nga portieri moldav.
62′ Pranë golit Kosova me Kolollin, i cili provon me kokë, por sinjalizohet pozicion jashtë loje nga asistenti.
60′ Kosova kryen 2 zëvendësime, largohen nga fusha, Vojvoda dhe Shala, vendin e tij e zënë Hadergjonaj dhe Celina.
56′ Moldavia kryen zëvendësim, largohet nga fusha Kajmakov, vendin e tij e zë Kouçuk.
50′ Valon Berisha provon me një gjuajtje të rrezikshme drejt portës, topi shkon ngjitur me shtyllën.
46′ Starton pjesa e dytë!
Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohen 2 minuta shtesë!
44′ Valon Berisha provon me një harkim në zonë topi shkon drejt e në duart e portierit.
38′ Ende asnjë gjuajtje në portën e Moldavisë. Kosova shumë larg pritshmërive. Një pjesë e parë për t’u harruar kjo e “Dardanëve”.
30′ Moldavët mbrohen mjaft mirë duke mos i lejuar hapësira Kosovës.
20′ Shtangen dardanët, Moldavia e Firat, kalon në avantazh me anë të sulmuesit Nikolasku. 1-0 rezultati.
15′ Kosova dominuese për sa i përket lojës, por mungojnë gjuajtjet e rrezikshme në kuadrat.
7′ Rashica provon me një gjujte të rrezikshme brenda zonës, topi shkon në rrjetën e jashtme. Start fantastik i “dardanëve”.
5′ Kosova e nis me sulme konstante, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën moldave.
1′ Ka startuar sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
MOLDAVIA: Koselev, Mudraç, Posmaç, Armas, Platika, Rata, Ionita, Karp, Rebçiuk, Nikolasku, Kaimakov. Trajner: Engin Firat
KOSOVA: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Kryeziu, Shala, Rashica, Zeneli, V.Berisha, Kololli. Trajner: Shaland.
PANORAMASPORT.AL