11 C
Elbasan
Ballina SPORT Zhgënjimi i një legjende: Kupa e Botës ishte ëndrra ime më e...

Zhgënjimi i një legjende: Kupa e Botës ishte ëndrra ime më e madhe

0
95

Asi

i Portugalisë, Cristiano Ronaldo ka reaguar për herë të parë pas eliminimit të portugezëve nga Kupa e Botës ‘Katar 2022’. 

Portugalia u mund nga Maroku (1-0), duke i dhënë fundin këtij Botërori. Ronaldo, i cili në dy ndeshjet e fundit të Portugalisë, nuk ishte titullar, e ka pranuar se eliminimi nga Botërori 2022, është i rëndë për të dhe Kombëtaren e tij.

Përmes llogarisë së tij në rrjetet sociale, Ronaldo ka thënë se trofeu i Botërorit ishte ëndrra më e madhe e karrierës së tij.

“Fitimi i Kupës së Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë edhe Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në nivelin më të lartë në botë ishte ëndrra ime më e madhe – Fatkeqësisht, dje kjo ëndërr përfundoi”, ka shkruar Ronaldo.

Ish-ylli i Real Madridit dhe Juventusit pak ditë më parë u ‘divorcua’ nga Manchester Unitedi, por portugezi shumë shpejt pritet të bëhet me skuadër të re.