Është zhvilluar sot procesi zgjedhor për zgjedhjen e autoriteteve dhe organeve drejtuese në Universitetin e Elbasanit, “Aleksandër Xhuvani”.
Procedura ka filluar normalisht në orën 08.00 të mëngjesit të 5 fakultetet e këtij Universiteti.
Nga një vëzhgim i kryer lidhur me ecurinë e këtij procesi u konstatua pjesëmarrje masive e studentëve. Po kështu edhe e personelit akademik.
Kryetarët dhe anëtarët e komisioneve shprehen se janë marrë të gjitha masat që ky proces të zhvillohet sipas udhëzimeve duke respektuar me rigorozitet masat mbrojtëse personale si maska, doreza distancimin social etj. Ata shprehen se pjesëmarrja e studentëve dhe e personelit akademik ka qenë mjaft e mirë edhe situata e krijuar nga pandemia nuk është bërë pengesë.
Vetë studentët shprehen se votuan lirshëm për emrat e preferuar në organet drejtuese. Sipas tyre procesi është organizuar mirë dhe ndjehen të mbrojtur me masat e marra. Po kështu ata thonë se pjesëmarrja në votim ka qenë obligim pasi me votën e tyre votojnë për emrat që do të çojnë më përpara arritjet në këtë Universitet
Rezultati paraprak i procesit të akreditimit ka qenë mjaft i mirë për Universitetin e Elbasanit dhe pritet që komisioni përkatës të japë maksimumin e vlerësimit 5-6 vjet. Një nga objektivat kryesorë të rektorit prof. Dr. Skënder Topi është akreditimi i programeve të studimit në të pesë fakultetet.