Zidane u shfaq i qeshur, pas fitores ndaj Valencias, falë dopietës së Benzema dhe një goli të Marco Asensio. Ky i fundit u kthye të luajë pas gati 11 muajsh.
Fitore e guximshme – “Të gjitha ndeshjet janë të ndërlikuara, aq më shumë kundër një rivali si Valencia, tepër e fortë, e cila në pjesën e parë bëri më të mirën, duke vrapuar shumë. Unë jam i lumtur me mënyrën se si e trajtuam gjithë ndeshjen. Pjesa e dytë ishte më e mirë në gjithçka. Janë tri pikë të merituara”.
Ndjekja e Barcelonës – “Është e rëndësishme ajo që po bëjmë. Duam të vijojmë në këtë rrugë, duke besuar se mund ta kapim vendin e parë. Ne varemi vetëm nga ajo që do të bëjmë vetë. Unë nuk e vras mendjen se çfarë bëjnë të tjerët. Do ta shoh ndeshjen e Barcelonës me Sevilla, por nuk e lodh kokën time se katalanasit do të dështojë atje”.
Benzema – “Goli i parë filloi nga Sergio Ramos, pastaj Modric dhe përfundoi me Hazard dhe Benzema, një trajektore shumë e bukur. Goli i dytë, për ata që e pëlqejnë futbollin, ishte shumë i bukur. Dhe pastaj goli i Marco, për të cilin jam shumë i lumtur, sepse u rikthye pas një kohe të gjatë dëmtimi. Ishte një natë shumë e bukur”.
Udhëzime për Asensio – “I them atij ta shijojë momentin pas kaq shumë kohe vuajtjeje. Është gati të luajë dhe e tregoi këtë në 15 ose 20 minuta”.
syri.net