Zinedine Zidane e konfirmon të ardhmen

0
193

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka thënë se është i kënaqur me kontratën që e ka me klubin, e cila i mbaron pas dy vjetëve, dhe se nuk kërkon më shumë.

Trajneri francez u pyet për të ardhmen para ndeshjes së Real Madridit kundër Eibarit të dielën dhe përgjigja e tij ishte se ndihet i lumtur dhe me fat në Santiago Bernabeu, transmeton Gazeta Express.

Zidane ia doli ta nxjerrë skuadrën nga kriza duke i arritur katër fitore radhazi të cilat bëjnë që Reali të jetë në garë për titull në La Liga dhe në mesin e 16 skuadrave në Ligën e Kampionëve.

“Nuk kam asgjë në mendje, e kam një kontratë deri në vitin 2022 dhe nuk do të kërkojë asgjë”, tha Zidane kur u pyet për të ardhmen.

“Jam me fat që jam në klubin më të mirë në botë. Shpresoj se lojtarët do të qëndrojnë”, shtoi ai. /Gazeta Express/