Një zjarr i përmasave të mëdha është shënuar mes fshatrave Prongji dhe Kardhiq, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme dhe duke rrezikuar zonat e banuara përreth.
Në vendngjarje është angazhuar i gjithë efektivi i shërbimit zjarrfikës së bashku me mjetet përkatëse, me qëllim parandalimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e fshatrave përreth. Aktualisht, forcat zjarrfikëse po punojnë me intensitet për izolimin dhe shuarjen e zjarrit
Autoritetet lokale janë në ndjekje të situatës dhe u bëjnë apel banorëve të tregojnë kujdes dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet për çdo vatër të re zjarri.