Pas zjarrit masiv në ishullin e Sazanit ka reguar ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.
Përmes një postimi në Facebook, Peleshi shkruan se që nga mesdita 61 efektivë po punojnë për shuarjen e flakëve me përpjekjet maksimale pavarësisht terrenit të vështirë.
Postimi i Niko Peleshit:
Që prej mesditës, 61 efektivë, kryesisht të Forcës Detare dhe forcat e gatshme të Forcës Tokësore, së bashku me zjarrfikës të Vlorës, po punojnë për shuarjen e zjarrit të rënë në Ishullin e Sazanit.
Përpjekjet maskimale vijojnë në kushte tepër të vështira ku terreni dhe bimësia vështirësojnë fikjen e zjarrit.