Një zjarr ka rënë në ambientet e komisariatit të policisë nr.5 në Kamëz ditën e sotme.
Zjarri ka rënë në rrethana të paqarta.
Sipas policisë një i ndaluar ka gjetur vdekjen dhe janë lënduar nga flakët edhe 1 punonjës policie e 1 i ndaluar.
“Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B. Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital.” – bën me dije policia.
Në komisariat ka shumë tym dhe nuk dihet akoma se sa dëme janë shkaktuar.
Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua.