Zjarr në avionin e nisur nga Bolonja, bën ulje emergjente

0
126

Një avion i nisur, paraditen e së premtes, nga aeroporti “Guglielmo Marconi” i Bolonjës në Itali dhe kishte si destinacion Charleroi në Belgjikë, është detyruar të bëjë ulje të detyruar në Luksemburg.

Mediat italiane raportojnë se avioni ishte ngritur në fluturim rreth orës 10:00, ndërsa është ulur në Luksemburg pas 90 minutash.

Nga të dhënat e para, sipas mediave italiane, është raportuar se ka pasur zjarr në bord, por fatmirësisht askush nuk është lënduar. Pasagjerëve iu janë mundësuar autobusë për të mbërritur në destinacion.

Autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.