Zjarr në Gjirokastër, shkrumbohet një apartament (Shkaku+Pamje)

0
136

Një zjarr i madh ka shkrumbuar një apartament në Pazarin Karakteristik të Gjirokastrës.

Ngjarja ka ndodhur para 30 minutave ku si pasojë e një kontakti jo të duhur në linjën elektrike, ka marrë flakë fillimisht kasa elektrike e apartamentit e më pas e gjithë shtëpia duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Menjëherë në vendngjarje ka shkuar PMNZSH me në krye drejtuesin e saj, gjeneral Pëllumb Shalarin i cili në kohë rekord arriti të vendosë nën kontroll flakët agresive.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se, veç dëmeve në materiale nuk ka pasur dëme në njerëz.

Apartamenti ndodhet në katin e dytë përballë godinës së Këshillit të Qarkut Gjirokastër.

Sipas informacioneve, banesa i përket shtetasit Sandri Toska.