Flakët e zjarrit kanë përfshirë këtë të mërkurë zonën e Krastës në Elbasan.
Vatrat e zjarrit janë aktivizuar në dy zona kryesore që në orët e para të mënëgjesit dhe vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.
Me gjithë ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës shuarja e flakëve është e pamundur për shkak të erës që fryn në këtë zonë.
Ndërkohë në pamundësi për të ndërhyrë si rrjedhojë e terrenit të vështirë, autoritetet kanë kërkuar ndihmë nga ajri, me qëllim vënien nën kontroll të flakëve.
Gjithashtu paraprakisht dyshohet se zjarret janë të qëllimshëm.
Abc