Një zjarr ka rënë në masivin pyjor të fshatit Zërvaskë në Pogradec. Flakët kanë përfshirë më shumë se 2 hektarë gështenjë dhe bimësi të ulët. Forcat e shërbimit zjarrfikës kanë mbërritur të vendin e ngjarjes, të cilët në bashkëpunim me forcat pyjore dhe banorët e zonës janë angazhuar për të shuar flakët.
Mjetet e shërbimit zjarrfikës e kanë të vështirë për të arritur në vatrat e zjarrit për shkak të terrenit të vështirë malor. Paraprakisht dyshohet që zjarri të jetë i qëllimshëm./abcnews.al