Zjárr në një apartament në Elbasan

0
217

Një apartament është përfshirë nga flákët në qytetin e Elbasanit ngjarja të ketë ndodhur pranë stadiumit “Elbasan Arena”.

Zjárrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punohet për shuarjen e flákëve. Apartamenti ndodhet në katin e parafundit të një pallati shumëkatësh.

Nga pamjet e siguruara, shihet se shtëllunga tymi dalin nga apartamenti në fjalë ndërsa zona është rrethuar edhe nga efektivët e policisë.

Burime bëjnë me dije se ka marrë flakë bojleri i dushit por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale.