Zjarr në një banesë në fshatin Ravonik, pronari i vë flakën, vuan nga probleme mendore

0
107

Korçë : Zjarr në një banesë në fshatin Ravonik. Mësohet se pronari i banesës Berti Duçellari, vuan nga probleme mendore dhe ia ka vënë flakën vetë banesës. Fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime pasi zjarrfikësja ndërhyri në kohë duke shuar flakët. Ndërkohë, policia po kryen veprimet për ngjarjen.