Një banesë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në Korçë. Mësohet se në momentin që ra zjarri, brenda në banesë ndodhej një i moshuar, i cili ka arritur të shpëtojë.
Sakaq vijon puna për shuarjen e zjarrit.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 22.09.2023, rreth orës 10:45, në lagjen nr. 11, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Dh. S., ku nga të dhënat paraprake nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Shërbimet e zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.