Zjarr në nje biznes privat ne afërsi të fshatit Nevicisht. Sipas sherbimit zjarrfikës, persona të paidentifikuar i kanë vënë zjarrin një sasie jo të vogël mbetje solare dhe bitumit. Nga zjarri janë rrezikuar disa biznese pranë vendit të ngjarjes si dhe linja e tensionit të mesëm që furnizon me energji elektrike disa fshatra. Ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur shuarjen e flakëve.