Zjarr në një fushë me goma të përdorura në Vlorë, policia jep detajet: 4 të shoqëruar, si ndodhi ngjarja

0
97

Policia e Vlorës ka dhënë detaje rreth zjarrit të madh që përfshiu një vendgrumbullim me goma të përdorura, duke shkaktuar ndotje të madhe në gjithë qytetin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 09:10, në lagjen “24 Maji”.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka rënë zjarr pranë hidrovorit dhe si pasojë e përhapjes së flakëve po digjen disa goma automjetesh.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 4 persona, për t’i pyetur në lidhje me këtë ngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.