Zjarr në shtëpinë e të moshuarve, 5 të vdekur dhe 11 të helmuar nga tymi

0
199

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Valencia, Spanjë mbrëmjen e djeshme, 18 janar.

Të paktën 5 persona humbën jetën nga një zjarr që përfshiu shtëpinë e të moshuarve, thanë ekipet e shpëtimit.

 “Ka pesë të vdekur” dhe njëmbëdhjetë persona të helmuar nga tymi, të shtruar në spital, njoftuan shërbimet e emergjencës së Valencias, në lindje të Spanjës. Zjarri ka rënë rreth mesnatës në një shtëpi pleqsh për të moshuarit që ndodhet në qytetin Moncada.

Nga njëmbëdhjetë personat e helmuar nga tymi dhe të shtruar në disa spitale në rajon, tre kanë pësuar helmim të rëndë dhe tetë helmim të lehtë, sipas shërbimeve të urgjencës.

Zjarrfikësve shpëtuan 25 persona të cilët ndodheshin brenda ndërtesës.

Dyshohet se një qark i shkurtër ishte shkak i zjarrit.