Zjarre në të gjithë qarkun e Elbasanit

0
140

Qarku Elbasan gjatë ditëve të fundit është përfshirë nga disa vatra zjarri kryesisht në bashkinë Elbasan dhe bashkinë Gramsh. Zjarret kanë filluar në datë 20 Mars dhe akualisht kemi një vatër zjarri në Nj.A Gracen në fshatin Dopaj bashkia Elbasan dhe një vatër zjarri në fshatin Plepës në Nj.A Tunjë bashkia Gramsh.

Zjare në bashkinë Elbasan: Nj.A Labinot Fushë, fshati Griqan i Sipërm 1 ha shkurre Nj.A Bradashesh fshati Petresh Nj.A Gracen fshati Dopaj Nj.A Bradashesh fshati Ulëm Nj.A Gjinar në vendin e quajtur Shen Mrizë Nj.A Zavalinë në fshatin Jeronisht Nj.A Shushicë në vendin e quajtur Ligata Zjarre në bashkinë Gramsh Nj.A Tunjë, fshati Katërlis Nj.A Tunjë, fshati Plepës

Në një pjesë prej tyre vihen re se vatrat janë pranë njëra tjetrës ose vatra që përsëriten në ditët pasardhëse Plepës dhe Katërlis janë djegur 100 ha dushk, shkurre e bimesi e ulet. Diten e djeshme deri ne oret e vona eshte punuar për të eleminuar rrezikun e perhpjes së zjarrit në fshatin Plepës pasi distanca ishte 50-100 m larg.

Janë angazhuar gjatë këtyre ditëve 14 mjete zjarrfikës, 7 mjete të ASHP të bashkive ose shërbimit pyjor, 57 efektive zjarrfikës, 19 punojës të bashkive dhe shërbimit pyjor