Zjarret, 4 vatra aktive, po digjen pyjet në malësitë e Gramshit

0
106

28 vatra zjarri janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa aktualisht janë katër vatra aktive. Flakët janë aktive në fshatin Shetaj të bashkisë Durrës, ku në orët e para të mëngjesit janë angazhuar forcat e shërbimit zjarrfikës, të mbështetur nga Forcat e Armatosura për vënien nën kontroll të zjarrit.