Zjarret dhe thatësira po shkatërrojnë planetin

0
88

Nga Mesdheu Lindor,  Lindja e Mesme, Europa Qendrore deri në Kaliforni, ndryshimet klimatike po bëhen gjithnjë e më kërcënuese. Zjarret në pyje janë ende aktive në Greqi, në ishujt Kanarie të Spanjës dhe në Europën Qendrore.

Një zjarr i madh shpërtheu të enjten e kaluar në periferi të Tenerifes. Puna e forcave zjarrfikëse tokësore dhe ajrore është veçanërisht e vështirë, për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të drejtimit të erërave.

Qindra banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa më shumë se 20 mijë hektarë tokë janë djegur. Edhe Europa Qendrore është vënë në gatishmëri për zjarre, pasi një zjarr i madh shpërtheu në parkun kombëtar të Republikës Çeke. Zjarri i atribuohet pakujdesisë njerëzore.

Zjarret janë ende aktiv në Slloveni në rajonin e Karstit, në kufi me Italinë. Rumania ndodhet një situatë dramatike për shkak të thatësirës. Vapa dhe thatësira e ditëve të fundit çuan në reduktimin  e furnizimit me ujë të qindra fshatrave, ndërsa shkatërrimi i të korrave rezulton të jetë total, raporton abcnews.al.

Kisha Ortodokse Rumune u bëri thirrje priftërinjve që të lexojnë lutjet për shi. Niveli i ujit në Danub është tre herë më i ulët se zakonisht. Megjithatë, shërbimi meteorologjik paralajmëroi se vapa dhe thatësira ekstreme do të pasohet me shira të rrëmbyeshëm.

Lindja e Mesme, sipas të dhënave të NASA-s, përjetoi thatësirën më të madhe në 900 vitet e fundit, e cila i dha një goditje fatale të mbjellave dhe rrjedhimisht ekonomisë së vendeve si Siria dhe Libani.

Kërkesa për ujë në Jordani dhe shtete të tjera të Gjirit Persik po çon në shterimin gradual të akuiferëve nëntokësorë. Në SHBA, lumi Kolorado, një burim uji për 40 milionë njerëz, po thahet për shkak të temperaturave ekstreme.

Në Kaliforni, një zjarr i madh pranë Parkut Kombëtar Yosemite po del jashtë kontrollit, duke djegur dhjetëra mijëra hektarë dhe duke detyruar mijëra njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

/abcnews.al