Zjarret masive në Kaliforni/ 12 mijë ndërtesa të shkatërruara, dëmi llogaritet në 275 miliardë dollarë

0
2

Më shumë se 12,000 ndërtesa janë shkatërruar si pasojë e zjarreve që kanë nisur javën e kaluar në Los Angeles.

Numri i të vdekurve është 24, teksa mijëra të tjerë janë detyruar të zhvendosen. Ndërsa të paktën 23 persona rezultojnë të zhdukur deri tani.

Zjarret filluan më 7 janar, të nxitura nga erërat e forta dhe mungesa e gjatë e shiut duke krijuar probleme të mëdha për forcat zjarrfikësve të dislokuar në disa zona të qytetit.

Zjarrfikësit e Kalifornisë raportuan se zjarret kanë përfshirë rreth 163 kilometra katrorë hapësirë.

Hetuesit janë ende duke u përpjekur për të përcaktuar se çfarë i shkaktoi zjarret. Ato mund të jenë më të kushtueshmet e kombit amerikan.

Agjencitë qeveritare nuk kanë dhënë ende vlerësime paraprake të dëmit, por “Accu Weather”, një kompani që ofron të dhëna për motin dhe ndikimin e tij, e ka vlerësuar dëmin dhe humbjet ekonomike nga 250 deri në 275 miliardë dollarë.

 

Top Channel