ZJARRET NË VEND,ELBASANI PA PROBLEME

0
376

Prej disa javësh edhe Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve të cilat kanë përfshirë pjesën më të madhe të bashkive të vendit. Fatmirësisht sa I takon qarkut të Elbasanit deri më tani nuk janë shënuar zjarre problematikë .

Të vetmet vatra u identifikuan gjatë 24 orëve të fundit në njësinë administrative Labinot Mal në fashtin Gur I Zi por menjëherë pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës është bërë e mundur vendosja nën kontroll e situatës.Edhe në bashkinë e Gramshit u shënua një vatër zjarri por që gjithashtu nuk ka krijuar probleme.

E vetmja vatër zjarri që alarmoi shërbimin zjarrëfikës e yjor ishte ajo në fshatin Qukës por që flakët u vunë nën kontroll nga autoritete që ndërhynë  në kohë.fatmirësisht nga këto incidente të shënuara ka pa pasur persona  të lënduar dhe as dëme material të shkaktuara

. Edhe pse qarku I Elbasanit është përfshirë nga temperature shumë të larta të paktën në dy muajit e fundit duket se qytetarët janë ndërgjegjësuar që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura. Kujtojmë që zjarrëvenia është vepër penale dhe ndëshkohet me ligj.

Ardit Murataj