Zjarrfikësit e Elbasanit, heronjtë që dërgohen në betejë pa mbrojtjen e duhur!

0
86

Zjarret të cilat përfshinë bashkinë e Elbasanit gjatë ditëve të fundit nxorrën edhe njëherë në pah problemet e theksuara me të cilat përballet shërbimi zjarrëfikës i bashkisë Elbasan.Flakët që shkrumbuan vendin dhe zhveshën qindra hektarë pyje nuk lanë pa zbuluar as uniformat e falura ndër vite.

Zjarrfikëse me  depozita me vrima,  ku uji rrjedh më shumë për të larë rrugët, sesa për të  fikur flakët në pyje.Edhe pse rrezikojne jetët e tyre për të shpëtuar shtëpitë e qytetarëve zjarrëfikësit shkojnë drejtë rrezikut të pambrojtur me të gjitha veshjet që iu duhen për tju siguruar mbrojtje fizike.

Gjatë ditës së djeshme kur zjarri dogji disa hektarë tokë bujqësore në fshatin Valas Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja inspektoi nga afër punën e zjarrfikësve por duket se nuk i bëri përshtypje mungesa në veshje dhe materiale për mbrojtjen e tyre gjatë kohës që zjarrfikësit luftonin me flakët. Edhe pse në 2015 ky shërbim i ka kaluar në menaxhim bashkisë këto të fundit nuk kalojnë mjaftueshëm  fonde për ta mirëmbajtur e investuar në këtë shërbim jetik.