Katër persona kanë humbur jetën nga zjarri I madh që ka rënë në Qipro.
Mediat e greke bëjnë me dije se personat e pajetë që janë gjetur sot, janë nga Egjipti dhe se kishin mbetur në fshatin Odos pas evakuimit të banorëve.
Zjarri është përhapur shumë, disa banesa janë përfshirë nga flakët e disa të tjera rrezikojnë shumë. Ndërkohë, forcat tokësore dhe ajrore po luftojnë me flakët për të dytën ditë me radhë që të parandalojnë përhapjen më tej të flakëve.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një 67-vjeçar, I cili kishte djegur një barë dhe dyshohet se nga ajo kjo ka marrë flakë edhe pylli.
Qeveria e Qipros ka këërkuar ndihmën e BE për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.