Zjarri i madh përfshin linjën hekurudhore në Meksikë, flakët po djegin dhe banesa. Shikoni videon

0
104

Një zjarr i madh, ka përfshirë një linjë hekurudhore dhe shumë shtëpi në Aguascalientes, në Meksikën qendrore.

Videoja dramatike e zjarrit u bë virale në mediat sociale. Në video duket dhe tymi i zi që mbulon një zonë të madhe të qytetit.

Shkak është aksidenti i një kamioni me karburant. Mediat vendase shkruajnë se kamioni është përplasur me një tren, por agjencia e lajmeve Reuters thotë se kamioni goditi një mbikalim.

Faqja e internetit El Universal e Meksikës thotë se më shumë se 1500 njerëz u evakuuan. Disa shtëpi dhe makina janë djegur nga zjarri.

Nuk ka raportime për të vdekur, por disa persona janë dërguar në spital.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit.

Në një postim në Facebook, kryebashkiaku Leo Montañez flet për 300 shtëpi në zonën e përplasjes, 120 prej të cilave janë dëmtuar.

Rreth 200 zjarrfikës po përpiqen të ndalojnë flakët, raporton El Universal.

Firma shtetërore e naftës Pemex ka mohuar të ketë në pronësi kamionin dhe thotë se po ndihmon në përpjekjet për të kontrolluar zjarrin.