Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori

0
3

Prej orësh, fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, duke bërë që një pjesë e mirë e qyteti të Elbasanit të mbytet në tym.

Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar zjarrin në fushën e mbetjeve, teksa shkruan se zjarri tani ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me plehrat, tani po djeg edhe vetë incineratorin

Në Elbasan, zjarri ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me plehrat, tani po djeg edhe vetë incineratorin”, shkruan gazetari.

Ndërkohë situata e zjarrit vijon të jetë e rënduar. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, zjarri vijon të jetë i fuqishëm dhe tymi mbulon një pjesë të qytetit të Elbasanit dhe fshatrave përreth.