Sipas raportimeve nga strukturat e Mbrojtjes Civile të Bashkisë Tiranë, zjarri i shpërthyer në katin nëntokë të Kompleksit Kika në Komunën e Parisit është vënë nën kontroll nga dy mjete zjarrfikëse dhe një ekip prej 10 efektivësh zjarrfikës.
Ngjarja, e cila ndodhi më datë 25 janar 2025, përfshiu djegien e tre automjeteve të parkuara, ndërsa banorët e pallatit u evakuan për të garantuar sigurinë e tyre. Fatmirësisht, situata aktualisht nuk paraqet rrezik për jetën e njerëzve, megjithëse ka ende prezencë tymi në zonë.
Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike, por hetimet për të zbuluar rrethanat e plota të incidentit vazhdojnë. Strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Policia e Shtetit janë angazhuar në vendngjarje për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të siguruar një hetim të plotë të ngjarjes.
Autoritetet lokal po monitorojnë situatën me kujdes dhe kanë bërë thirrje për qytetarët që të jenë të kujdesshëm për çdo situatë të ngjashme në të ardhmen.