Të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, dy mjete zjarrfikëse të FA dhe 4 zjarrfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në Laç. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shprehet se situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.
Policia ka vënë në pranga edhe autorin e dyshuar të zjarrvënies. Bëhet fjalë për një 41 vjeçar.