Zjarri në landfillin e Elbasanit! Reagon ashpër Erion Murataj “Po vrisni fëmijët për interesat e politikës”

0
3

Kryetari I PSD Elbasan Erion Murataj ka reaguar ashpër në lidhje me situatën e jashtëzakonshme që është krijuar si pasojë e zjarrit në landfillin e Elbasanit.

Një situatë e përsëritur që po rrezikon jetën e qytetarëve që jetojnë në këtë zonë.

Në rrjetet sociale Murataj shkruan:

Të alarmuar më shkruajnë disa banorë të Bashkisë Elbasan për zjarrin e rënë në landfillin e ECO-ELB . Iu them po ju mos u tutni he burrë.
Gjithë së bashku do tia dilni!

Prokurorisë së  Rrethit Elbasan i them mos e haj këtë karrem se gjoja bie vet zjarri…
I them të hetoj paisjet e MZSH që ECO-ELB ka blerë tek Leks Hodo (ish PD-ist) herë i akuzuar si falsifikator e herë menaxher në të zezë i euro-fikse drejtues në Stacionin zjarrfikes Elbasan , të hetoj Limonin që kaloi kontratën së fundmi për ECO-ELB.
Të hetoj komisionin e linjës në Këshillin bashkiak Elbasan .
Të hetojë sekrorin e parandalimit të MZSH për detyrat dhe certifikatën e zjarrit që ka lëshuar.
Të hetoj bilbilejntë bijtë e partisë që paguhen si përgjegjës të sigurimit teknik në ECO-ELB.
Elbasanasve u them si një trup i vetëm të shkojnë në ndihmë të partisë njëlloj si në 11 Maj të marrin e ca misra për ti pjek .

Vari le*ht kalamajve që helmohen, rëndësi ka uniteti popull-parti.”

Paralelisht me zjarrin në landfill është aktiv edhe zjarri në fshatin Balëz duke e rënduar edhe më shumë situatën në qytet dhe duke rritur rrezikun për problemet me shëndetin.